Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Askush nuk më telefonoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se askush nuk e ka ftuar në raundin e ri të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është më 19 korrik, raporton b92.
“Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve”,tha Vuçiq.
Në anën tjetër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dy ditë më parë theksoi sërish që Qeveria  është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv, shkruan rtv21.tv.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se gjysma e dytë e korrikut mund të jetë koha kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e tretë në Bruksel, ndonëse kanë theksuar se ende nuk kanë marrë asnjë ftesë./21Media
 
 

Back to top button