Vuçiq për tre policët kosovarë të rrëmbyer: Asgjë s’u mungon, s’i ka prekur askush

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një adresim të mbajtur të dielën, ka folur për tre policët e Kosovës që janë kidnapuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës.

Vuçiqi ka thënë se atyre “asgjë e keqe s’u ka ndodhur dhe s’i ka prekur askush”.

Ai ka thënë se deklaratat e policëve “janë kontradiktore”.

Ai thotë se njëri prej tyre ka deklaruar se “kishte shkuar të mblidhte kërpudha”.

“Asgjë s’u mungon, nuk kanë asnjë të mavijosur, asnjëri s’i ka prekur. Deklaratat e tyre janë kontradiktore. Njëri thotë nuk kemi ecur, i dyti thotë se kemi ecur pak, e më pas jemi ngjitur edhe pak e jemi larguar nga vetura. Pra, çfarë ishte duke bërë, unë isha duke mbledhur kërpudha”, tha Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se kanë dërguar letër, i ka dërguar letër EULEX-it.

Presidenti i Serbisë ka akuzuar duke thënë “se perëndimorët e shqiptarët” janë bashkë dhe se po “gënjejnë”.

“Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishte komanda e NATO-s, KFOR dhe ushtarët e KFOR-it”, tha Vuçiq, raporton “B92”.

Vuçiqi ka thënë se Ushtria e Serbisë asnjëherë nuk ka kaluar brenda territorit të Kosovës.

“Nëse e hynë do të informoheni i thashë komandantit të KFOR-it. E nëse hynë në të ardhmen nuk do të kthehet prapa”, tha Vuçiq.

Back to top button