Vuçiq: Personat që qëndruan në barrikada nuk do të ndiqen penalisht
(Lajm i përditësuar)
Vuçiq: Personat që qëndruan në barrikada nuk do të ndiqen penalisht
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se për herë të parë kanë një deklaratë nga KFOR-i për moslejimin e hyrjes së forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe ka shtuar se është i gatshëm të pranojë çdo përgjigje nga serbët nga Kosova për heqjen e barrikadave, pasi siç thekson ai i kupton, shkruan nova.rs
Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të pranonte çdo vendim të serbëve nga Kosova, qoftë edhe sikur të ishte, siç tha ai, “më budallai dhe më irracionali në botë”.
“Ditët e kaluara jemi munduar të tregojmë se ekzistojmë si popull në një pjesë të Kosovës, ku të drejtat e qytetarëve tanë janë kërcënuar shumë”, tha Vuçiq në një takim me serbët nga Kosova në Rashkë.
Presidenti i Serbisë ka thënë se “e kemi në letra” se nuk do të ketë ndjekje penale të personave që kanë qenë në barrikada, por edhe deklarata e KFOR-it për “mos lejimin e hyrjes së forcave të Kosovës në veri” pa miratim të kryetarëve serbë.
Nis takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit nisi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.
Takimi po zhvillimet me ta në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.
Vuçiq në Rashkë para takimit me serbët: Një natë e gjatë përpara
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në Rashkë, ku do të bisedojë me serbët e Kosovës, raporton RTS.
Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kërkuan kohë shtesë për të biseduar me serbët në barrikada dhe pritet që ata të vijnë për të biseduar me presidentin Vuçiq, raporton tutje RTS.
Me të mbërritur në Rashkë, Vuçiq deklaroi se ka bërë të pamundurën për t’i ndihmuar serbët në Kosovë dhe se do të pranojë çdo vendim të tyre./21Media