Vuçiq: Po shkojmë në Bruksel për të ruajtur paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se po shkon në Bruksel për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të përpiqet të ruaj paqen dhe stabilitetin, sepse ky është qëllimi i tij i vetëm.
Vuçiq, pasi mori pjesë në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të reja të prodhuara nga industria speciale vendase për nevojat e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në një deklaratë për gazetarët tha se Serbia nuk kërcënon askënd dhe asgjë, por vetëm dëshiron të të sigurojë respektimin e rregullave ndërkombëtare, normave juridike ndërkombëtare nga Rezoluta 1244 e OKB-së deri në Traktatin e Brukselit, raporton Tanjug
Vuçiq tha se Beogradi nuk ka asnjë problem me temat e takimit të 18 gushtit në Bruksel dhe se dëshiron të diskutohet për gjithçka, duke përfshirë edhe Bashkimin e Komunave Serbe, por jo në atë mënyrë që dëshiron Prishtina.
“Ne do të flasim për gjithçka dhe do t’i ngremë të gjitha këto çështje dhe nëse do të ketë ndonjë kuptim apo jo, gjë që jam më i prirur ta besoj, do ta shohim pas dy ose tre ditësh”, tha Vuçiq.
Vuçiq, i pyetur nëse Albin Kurti po e intensifikon retorikën në raport me Beogradin për shkak të problemeve të brendshme, duke pasur parasysh kufizimet e energjisë elektrike, tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë./21Media

Back to top button