Aksidenti në Bullgari, 40 të lënduar, arsyeja mendohet të jetë gabimi njerëzor

Gabimi njerëzor është shkaku më i mundshëm i aksidentit që mbrëmë ndodhi në autostradën “Trakia” në Bullgari, ku një autobus me targa serbe doli nga rruga dhe u përmbys.

“Versioni kryesor i këtij rasti mbetet ai i pari, që është gabimi njerëzor. Mbikëqyrëm rrugën, nuk ka gropa, nuk ka parregullsi dhe nuk ka pengesa që mund ta shkaktonin aksidentit”, deklaroi Borisllav Sarafov, zëvendës kryeprokuror.
Shoferi i autobusit nuk është lënduar.

“Është marrë gjak, testet e alkoolit dhe drogës rezultuan negative”, tha Dimitar Dimitrov, inspektor në MPB.
“Ndaj drejtuesve të autobusëve ka gjasa që sot të ngrihet padi. Ekspertizat nuk janë  gati, me shumë gjasa do të përpilohet akuza”, pohoi Nadezhda Bellçeva, zëvendës kryeprokurorja rajonale.
Një nga pasagjerët e autobusit ka zbuluar shkakun e aksidentit.
“U larguam nga plazhi me diell, bëmë pushim në pikën e karburantit, 10 km nga këtu, gjithçka ishte në rregull, shoferi ishte i pushuar, vetëm njëri prind donte të ulej përpara sepse kollitej, dhe shoferi donte të ulte sediljen, sepse nuk dinte si dhe teksa shoferi e uli sediljen, autobusi u përmbys”, tha një udhëtarë në autobus.
Në vendin e aksidentit nuk kishte bankina mbrojtëse në autostradë, ndaj autobusi arriti të dilte nga rruga. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20. Në autobus udhëtonin 48 persona. Ata u kthyen nga Beogradi pasi morën pjesë në festival folklorik.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur më rëndë, ndërsa njëri prej të rriturve i është amputuar këmba.
Plagët nga rrugët bullgare janë ende të freskëta, sepse më pak se një vit më parë në autostradën “Struma” u dogj autobusi nga Maqedonia, ku 46 persona humbën jetën dhe 7 përfunduan me lëndime. Rasti u mbyll duke konstatuar se fajin e kishte drejtuesi i mjetit./TV21
Back to top button