Vuçiq: Populli serb në Kosovë s’do të mbesë pa mbështetjen e Serbisë

"Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë. Ai ka vlerësuar se është e rëndësishme që ata të jenë të sigurt.
“Populli serb nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë, çfarëdo që të ndodhë, sepse për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të jenë të sigurt. Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me njerëzit tanë dhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, kjo është politika që ne ndjekim dhe të cilën e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.
Ai ka theksuar se beson që do të kenë sukses në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, siç ka theksuar, “për popullin tonë dhe Serbinë tonë”./21Media

Back to top button