Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ai po ashtu shtoi se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.
“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiq për televizionin Prva.