Vuçiq prezanton Qeverinë e re të Serbisë

Është formuar Qeveria e re e Serbisë, në krye me Ana Bërnabiqin.
Seanca e Kuvendit Kombëtar për zgjedhjen e qeverisë së re duhej të mblidhej për të martën më 25 tetor.
Presidenti serb Alekasandar Vuçiq, në seancën e Bordit Kryesor të partisë ka paraqitur propozimet për përbërjen e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga mandatarja Bërnabiq.
Kandidatët e tjerë për anëtarë të Qeverisë së re janë:
Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme;
Millosh Vuçeviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes;
Siniša Mali, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave;
Tomislav Momiroviq, Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme;
Rade Basta, Ministër i Ekonomisë;
Jelena Tanaskovic, Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave;
Irena Vujovic, Ministre për Mbrojtjen e Mjedisit;
Goran Vesiq, Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës;
Dubravka Negre, Ministre e Minierave dhe Energjisë;
Maja Popoviq, Ministre e Drejtësisë;
Aleksandar Martinoviq, Ministër për Administratë dhe Vetëqeverisje Lokale;
Tomislav Žigmanov, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social;
Bratislav Gashiq, Ministër i Punëve të Brendshme;
Tanja Miščević, Ministre për Integrime Evropiane;
Branko Ružić, Ministër i Arsimit;
Jelena Begoviq, Ministre e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit;
Danica Grujiçiq, Ministre e Shëndetësisë;
Nikola Selakoviq, Ministër i Punës, Punësimit të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale;
Darja Kisiq, Ministre për Kujdesin Familjar dhe Demografi;
Husein Memic, Ministër i Turizmit dhe Rinisë;
Zoran Gajiq, ministër i Sportit;
Maja Gojkoviq, Ministre e Kulturës;
Milan Krkobabiq, ministër për kujdesin rural./21Media

Back to top button