Mehaj: FSK-ja e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit”.
“Gjatë takimit me ministren e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, znj.Slavjanka Petrovska diskutuam për fushat në të cilat mund të bashkëpunojmë, me theks të veçantë bashkëpunimin në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive. Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”, tha Mehaj.
Mehaj tha se ata janë dakorduar të bashkëpunojmë për integrimin e grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve.
“Trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, tha Mehaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?