Vuçiq publikon foto me shefat e sigurisë serbe: S’ka dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se mbrëmë ka ndejtur gjithë natën, me dy prej njerëzve kryesore të sigurisë në Serbi, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së këtij shteti, Milan Mojsilloviq.
“Gjatë natës dhe në mëngjes me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe udhëheqësin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq…nuk ka dorëzim”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ne veri të Republikës së Kosovës për shkak të shtimit të numrit të Policisë së Kosovës atje mbrëmë pati tensione. Njëri prej policëve është plagosur pas një sulmi me armë të gjata të një patrulle, në fshatin Sërbovc të Zveçanit./21Media