Kaloni te përmbajtja kryesore

Vuçiq: Scholz me vendosmëri kërkoi t’i bashkohemi sanksioneve kundër Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i kërkoi presidentit serb, Aleksanda Vuçiq që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Kështu bëri të ditur Vuçiq pas takimit.
“Kancelari Scholz me shumë vendosmëri i kërkoi Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Federatës Ruse, për të mbështetur masat kufizuese të BE-së. Unë fola për pozicionin tonë dhe specifikat e situatës rreth Kosovës, energjinë dhe marrëdhëniet tradicionale me Rusinë”, tha Vuçiq./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button