Vuçiq: S’e njohim pavarësinë e Kosovës, Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk do ta pavarësinë e Kosovës, as nuk do të pranojë ndonjë dokument që obligon anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo organizatat dhe agjencitë e saj.

“Po e përsëris, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që e detyron të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovë në anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e Kombet e Bashkuara. As në afat të gjatë dhe as në afat të shkurtër nuk do ta pranojmë një detyrim të tillë. Pres që në janar të hapet një polemikë e gjerë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, ndërsa Serbia dëshiron të zbatojë atë që është zotuar.

“Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë, në mënyrë korrekte, por do të presim edhe formimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Çdo gjë tjetër, kështu që ne gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis, do të përpiqemi edhe në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Back to top button