Dua Lipa në listën e ngushtë për “Oscars”

Dua Lipa, Billie Eilish, Olivia Rodrigo e të tjerë janë përmendur në listën e ngushtë për çmimin Oscar 2024.

Akademia publikoi listat për disa kategori, përfshirë atë për Këngën Origjinale më të Mirë. 15 këngë janë përmendur për këtë kategori, përfshirë Dua Lipën me këngën “Dance The Night” nga filmi i Barbiet.

Po ashtu, Billie Eilish me “What Was I Made For”.

Edhe Olivia Rodrigo u përmend për kontributin në këngën në filmin “The Hunger Games: The Ballot of Songbird & Snakes”.

Back to top button