Vuçiq tha se Radoiçiq dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanjola, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiq.

Ai ai tha se listën Srpska e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë dhe mendojnë të njëjtën gjë.

Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

Radoiçiq është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.

Policia e Kosovës sot ka kryer disa bastisje në pronat që i përkasin Radoiçiqit.

Back to top button