Digjet një banesë në Fushë Kosovë

Zjarri ka përfshirë një objekt banesor sot në mesditë në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policorë)”, ka thënë Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button