Vuçiq thotë se nuk e ka “njet” t’i vendos sanksione Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se synon të vazhdojë të udhëheqë një politikë të pavarur në lidhje me mosvendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht presionit të madh nga Perëndimi.

Në një intervistë për Tass Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të përpiqet të mbrojë pozicionin e saj sa më gjatë që të jetë e mundur.

“Ne arritëm ta bëjmë këtë për dy vjet. Nuk e di nëse do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por shpresoj se po”, tha Vuçiq, duke kujtuar se kur filloi konflikti në Ukrainë, ai tha se nuk e di se si do të zhvillohen ngjarjet dhe se më pas u vendos në në nivel shtetëror se Serbia, si gjithë të tjerët, e dënon konfliktin, por se qëndrimi i Serbisë është të mos vendosë sanksione.

“Unë u thashë serbëve se nuk mund ta garantoja këtë sepse nuk e dija se si do të ishte presioni në të ardhmen. Nuk doja të luaja heroin për një, dy ose tre ditë dhe pastaj të ndryshoja mendje. Por ajo që them është “nuk e di”, dhe kur them nuk e di, atëherë fjala ime është më e vlefshme se premtimi i vendosur i kujtdo”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se janë në çdo event në nivel ndërkombëtar ku është prezente tema kryesore e sanksioneve ndaj Rusisë./21Media

Back to top button