Vuçiq thotë se Prishtina po vazhdon provokimet, po e dërgon policinë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina “sonte po luan ende”, gjegjësisht se po dërgon ekipe të Policisë së Kosovës që kalojnë nga pjesa jugore në veri të Mitrovicës dhe pastaj kthehen.
Vuçiq ka thënë për TV Prva se policia speciale e Kosovës (Rosu) ka ngritur dy postblloqe afër Grabovcit dhe Ujmanit dhe se ata herë pas here “ndalojnë për të marrë dikë, vetëm për të provokuar”.
Ai ka deklaruar se ditët e kaluara janë “luftuar për të ruajtur popullin serb në Kosovë”, dhe në të njëjtën kohë për të ruajtur paqen dhe se kësaj radhe “nuk ka qenë aspak e lehtë”.
Ai shtoi se shqiptarët bëjnë gabime më të mëdha në marrëdhëniet e tyre me serbët sesa udhëheqësitë e Serbisë dhe se sonte vazhdojnë të luajnë lojëra.
Ai ka thënë se populli e ka dëgjuar (për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës), sepse ka thënë se ka bërë maksimumin dhe ka shtuar se janë plotësuar të gjitha kërkesat që kanë qenë reale.
Ai ka thënë se shqiptarët “nuk mësyen për 20 ditë për dy arsye”-sepse do të kishin hasur në një “arrë të fortë”, domethënë në rezistencë të ashpër të popullit dhe se ata e dinin se po të mblidhnin të gjitha forcat do të mbërrinte një përgjigje serioze nga shteti i Serbisë dhe “do të pastroheshin si me fshesë”./21Media

Back to top button