Vuçiq vuri në gjumë serbët në Rashkë

Fjalimi i gjatë i presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Rashkë me serbët e Kosovës duket se ka shërbyer si ninullë për disa prej tyre në audiencë.

Kjo pasi në pamjet televizive disa prej tyre shihen duke dremitur ndërsa Vuçiq fliste.

Për këtë ka shkruar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, që ka publikuar edhe një foto.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, Vuçiq ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

 

Back to top button