Shpërthim në një fermë, ngordhin rreth 18 mijë lopë

Përafërsisht 18,000 lopë ngodhën në një shpërthim në një fermë qumështi në Teksas në fillim të kësaj jave, sipas autoriteteve lokale.
Shpërthimi, në South Fork Dairy pranë qytetit të Dimmitt, la gjithashtu një person në gjendje kritike.
Autoritetet besojnë se makineritë në objekt mund të kenë ndezur gaz metan.
Gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë SHBA ndërmjet vitit 2018 dhe 2021.
Në një deklaratë, Zyra e Sherifit të Qarkut Castro tha se ata morën një raport për një zjarr në fermë rreth orës 19:21 të 10 prillit.
Fotot e postuara nga Zyra e Sherifit tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngritet nga toka.
Kur policia dhe personeli i urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të bllokuar, i cili duhej të shpëtohej dhe të dërgohej në spital në gjendje kritike.
Ndërsa shifra e saktë e lopëve që u vranë nga zjarri dhe tymi mbetet e panjohur, një zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Castro tha për BBC se “rreth 18,000 krerë bagëti janë humbur”.
Në një deklaratë dërguar BBC-së, Instituti i Mirëqenies së Kafshëve me bazë në Uashington DC tha se – nëse konfirmohet – se 18,000 lopë kanë ngordhur do të ishte “deri tani” zjarri më vdekjeprurës i fermave që kur filloi të mbante statistika në 2013./21Media