Vuçiqi falënderoi Gjermaninë me një foto me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, përmes një fotografie të publikuar në Twitter ku shihet afër  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiqi.


Aktualisht është duke u mbajtur darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./21Media

Back to top button