Vuçiqi me ambasadorin rus bisedon për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.
Vuçiq në një postim në “Instagram” ka thënë se “Serbia do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Federatën Ruse”.
“Një bisedë e mirë dhe e dobishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harchenko. Diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme dypalëshe dhe veçanërisht e informove shkëlqesinë e tij për situatën në Kosovë e M. dhe qëndrimin e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Federatën Ruse”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Serbia po vazhdon të përballet me kritika dhe me presion nga bashkësia ndërkombëtare. Po i kërkohet t’i vendosë sanksione Rusisë.

Back to top button