Vuçiqi nuk e duartrokiti fjalimin e gruas së Navalnyt në Munih

Gjatë fjalimit të bashkëshortes së Alexei Navalny, Julia në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në sallë ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë në këmbë dhe duartrokitje të gjata.
Presidenti Vuçiq ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që ngrihej në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, presidenti i Serbisë rregulloi kufjet për interpretim të njëkohshëm dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë, raporton N1

Navalny i tha turmës se nuk dinte nëse do t’i besonte lajmet që erdhën nga Rusia. Ajo vuri në dukje se nëse ato rezultojnë të vërteta, përgjegjësia personale duhet të mbahet nga Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

Back to top button