Vuçiqi paralajmëron takim me Lajçakun më 20 janar: Cholletit ia tregova vijat e kuqe për Kosovën

Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq njoftoi se i ka thënë Këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet se vijat e kuqe për Beogradin janë çdo formë e njohjes formale apo joformale, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në OKB.
“Ne nuk duam të flasim për këtë, dhe është një pjesë integrale e planit, për gjithçka tjetër – mirë, nuk po them se do ta pranojmë, por mund të flasim, të shohim se çfarë mund të marrim, çfarë të tjerët mund të marrin”, theksoi Vuçiq për mediat serbe.
Vuçiqi po ashtu ka thënë se është e qartë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet.
Por ka shtuar se ai nuk e di se si Kosova mendon ta formojë Asociacionin në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
Ai,  paralajmëruar takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për datën 20 janar.Në një deklarim për media në Serbi, Vuçiqi këtë e ka quajtur takim të madh. /21Media

Back to top button