Çitaku ripërsërit: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Berishajn

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sërish sa i përket raportimeve për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Çitaku ka deklaruar se e tërë kupola e shtetit është vënë në mbrojtje të Martin Berishajt, dhe kjo Çitaku thotë se nuk po bëhet pa një “zor” të madh.
“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt. Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Çitaku, të mërkurën, në një konferencë për media ka kërkuar hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas siç ka thënë ajo fakteve të reja që dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik./21Media

Back to top button