Vushtrri, i mituri vozit veturën pa patentë shofer, përfundon në muri

Dy të mitur janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Reznik të Vushtrrisë, pasi njëri nga ta (pa patentë shofer), përderisa ka qenë duke vozitur automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri rrethues.
Të dy të miturit pësuan lëndime trupore dhe u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Aksidenti ndodhi mesditën e së hënës, sipas raportit 24-orësh të policisë. /21Media