Kurti paraqet 5 pika për zgjidhje të situatës në veri

(Lajm i përditësuar)


Kurti: S’mund të të zvogëlohet prania e policisë pa u zvogëluar prania e kriminelëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se njësitë speciale të policisë  janë para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për shkak të pranisë së kriminelëve atje, shkruan portali rtv21.tv

Ai tha se nuk mund të zvogëlohet prania e policisë derisa atje janë të pranishëm siç tha ai kriminelët.

“ Në mënyrë graduale  dhe proporcionale në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë ne do të mund të bënim edhe zvogëlimin e asaj pranie, mirëpo hapi i parë duhet të jetë sundimi i ligjit ku zvogëlohet rreziku për ndërtesat e më pastaj edhe prania e policisë. Nuk mundet të zvogëlohet prania e policisë pa u zvogëluar prania e kriminelëve, policia është reaksion nuk është aksion.”, tha Kurti duke shtuar se është i gatshëm të të bisedojë më drejtorin e policisë,, me ministrinë e brendshëm me drejtorinë  AKI-së, KFOR e EULEX për ta vlerësuar se me çfarë shpejtësie të zvogëlohet prania e njësisë speciale në këto tri ndërtesa komunale.


 

Kurti paraqet 5 pika për zgjidhje të situatës në veri

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media pas takimit me ambasadorët e QUINT-it tha se atyre iu paraqiti pesë propozime për të zgjidhur situatën në veri.

“Hapi i parë, sundimi i ligjit në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjencë sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj policisë, ushtarëve të NATO-s dhe juve gazetarëve.” tha Kurti derisa shtoi se sundimi i ligjit në veri të sigurohet menjëherë duke përfshirë identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar anëtarët e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarë, përcjell portali rtv21.tv

“Pika e dytë , grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga Republika e Kosovës dhe të ndalohet çdo akt ndaj institucioneve të Kosovës, në bazë të parimit të propocionaliteti prania e e forcave të policisë së Kosovës në tri objektet komunale do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat. Tre: Policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë dhe për të mbështetur masat e sundimit të ligjit. 4 Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë aketër dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në veri, zgjedhjet e reja do të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lire ”, tha  Kurti duke shtuar s epika pesë është që Kosova dhe Serbia t’i rikthen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes bazike.


Kurti në konferencë për media, pas takimit me QUINT-in

Kryeminsitri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.

Njoftimi për konferencë vjen pas takimit që Kurti pati me ambasadorët e QUINT-it sot në mëngjes.

Qeveria nuk ka cekur se për çfarë do të flet Kurti në konferencë. /21Media


Ambasadorët e QUNIT-it i shkojnë në takim Kurtit

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë shkuar në takim tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ennde nuk dihet nëse do të prononcohen për media pas takimit.

Kujtojmë se mbrëmë në pritjen për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, ambasadorët e QUINT-it munguan.

Back to top button