Vushtrria dhuron para për bizneset

 

Komuna e Vushtriisë do të ndajë nga buxheti i saj 250 mijë euro ndihmë ekonomike financiare për mikro bizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, autotaxi, gastronomi, kopshte-çerdhe, riparime servisime etj, që u prekën gjatë pandemisë Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

“Sot është shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të biznesit të vogël të ndikuara nga pandemia Covid 19 📈. Vizitoni faqen Komunës për informata të hollësishme”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”./21Media

Back to top button