Vushtrria do të bëhet me fabrikë për riciklim të mbeturinave?!

Sa i përket menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë, tre kandidatët për kryetar të kësaj komune, Arsim Rexhepi i VV-së, ai i AAK-së Mensut Ademi dhe kandidati i pavarur Jeton Salihu sonte gjatë debatit në RTV21 premtuan se do të ndërtojnë fabrikë për riciklimin e mbeturinave në Vushtrri.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Mensut Ademi, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga Ergin Sunguri, nga Lëvizja Vetëvendosje është Arsim Rexhepi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Xhafer Tahiri, nga NISMA Socilademokrate Albert Maxhuni dhe nga Partia Demokratike e Kosovës është Ferit Idrizi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button