Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon ditën e dytë të stërvitjeve, para përballjes me Hungarinë

Kombëtarja shqiptare ka vazhduar përgatitjet në kuadër të dy sfidave të radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar përgatitjet e radhës këtë të martë në ditën e dytë të grumbullimit me intensitet të plotë.
Nën drejtimin e trajnerit Edoardo, Reja skuadra ka zhvilluar seancën e radhës me të gjithë lojtarët që kanë punuar me ngarkesë të plotë për më shumë se një orë.
Edhe Ardian Ismajli, i cili ishte stërvitur veçmas në ditën e parë, i është bashkuar grupit duke zhvilluar stërvitje normalisht.
Deri tani nuk ka asnjë dëmtim në radhët e ekipit dhe gjithçka po shkon normalisht. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Durrës deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të udhëtojë drejt Hungarisë ku më 9 tetor do të luajë sfidën vendimtare për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit./21Media

Back to top button