Vushtrriasi përmes ‘Facebook-ut’ tentoi t’i shiste 100 kg miell për 80 euro

Policia e arrestoi të dyshuarin

Në Vushtrri dje është arrestuar një i dyshuar i cili përmes Facebook-ut tentoi të shiste 100 kg miell me çmim 80 euro.

Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg.

“I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button