VV: Do të protestojmë në të gjitha format

Vetëvendosje thotë se do të mbahen protesta për ta kundërshtuar demarkacionin

Kryetari Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca folën në një konferencë për media për situatën politike si: tërheqjen nga marrëveshja për demarkacion dhe “nevojën urgjente” për rënie të Qeverisë.

Sipas tyre Qeveria që dy vjet dhe sot insistoi ta dëmtojë interesin e Kosovës. “Ata në kokën e tyre i kanë vetëm karrikën… po dëshmohet se nuk janë parti që ia duan të mirën e Kosovës, por vetëm për pozitë kjo e dëshmon që kjo qeveri duhet të rrëzohet”, tha Ymeri.

VV-ja kërkon në mënyrë urgjente të rrëzohet kjo qeveri “Këtë duhet ta rrëzojmë që të shpëtohet Kosova”, shtoi ai.

Kryetari i VV-së tha se do të protestohet në të gjitha format për ta kundërshtuar demarkacionin.

Mbledhja e Qeverisë pë procedimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet pas seancës së Kubvendit të mërkuren./21Media

Back to top button