VV: Fati i të pagjeturve të mos bëhet peng i pazareve të dialogut

Këto komente nga VV kanë ardhur pas homazheve të cilat i kanë bërë në Mejë të Gjakovës

Një delegacion i Lëvizjes Vetë vendosjes i përbërë nga nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe deputeti Driton Çaushi, bashkë me aktivistë të tjerë kanë vizituar sot Mejën e Gjakovës për të shenjuar ditën e të pagjeturve.

Këta të fundit morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në “Lëndinën e Pikëllimit” për të përkujtuar ata për të cilët sot e 17 vite nuk iu dihet fati.

“Ne si Lëvizje shprehim keqardhjen tonë për familjet e prekura për mospunën e shtetit të Kosovës në këtë drejtim, si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që fati i të pagjeturve të zbardhet sa më parë e të mos bëhet peng i pazareve të dialogut me Serbinë”, thuhet ne njoftimin e tyre./21Media

Back to top button