VV: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi, deputetët që e votuan bartin përgjegjësi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “dëshmi të një logjike të përmbysur të drejtësisë”.
Sipas VV-së, Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi, duke ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës.
Në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje thotë se ata që e votuan bartin përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhe duhet të kërkojnë falje.
“Sot është sërish moment reflektimi. Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë”, thuhet në reagimin e VV-së.