VV: Hoti ka besim naiv që mund ta ndajë ekonominë nga politika

 

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani sot deklaroi se kryeministri Hoti është i çuditshëm, pasi sipas tij, mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht.

Zogiani tha se momenti final kalojë në Washington dhe Kosova nuk mori njohje nga Serbia, derisa theksoi se së fundmi dolën një listë me projekt ide në mesin e të cilave autostrada e paqes, hekurudha që  elidhë Prishtinën me Nishin, si dhe linja ajrore Prishtinë-Beograd.

“Kryeministri Hoti i ka konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, do me thënë kjo është rezultati përfundimtar i këtij narracioni që na kanë futur këta për këtë kohë…Thelbi i këtyre marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror, pak a shumë në sensin terminologjik, Kosova po vazhdon të mos ketë fare referenca të shtetësisë, për shembull kur flitet për autostrada, për hekurudha e të tjera, në këto marrëveshje nuk mund të gjeni ndonjë referencë për pikat kalimtare si pika të kufirit”, tha ai, duke shtuar se Serbia në marrëveshjen me Maqedoninë e ka të theksuar si pika kufitare por kjo nuk ndodhë edhe me Kosovën.

Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet se Kosova përveç që po determinon zhvillimet e saj infrastrukturore me Serbinë, po e bën veten vend transit, ku mallrat që kalojnë nëpër Kosovë, janë të lira. Kurse, ato që me origjinë nga Kosova, pengohen.

“Edhe nëse teorikisht po të ndodhin këto projekte, Kosova nuk do ta arrijë t’i përdorë ato për shkak se ka pengesa pafund jotarifore të cilat nuk janë zgjidhur me Serbinë. Këto pengesa që i krijon Serbia nuk zgjidhen sepse as nuk kërkohen me u zgjedh, ashtu siç nuk është kërkuar as njohja e Kosovës në Uashington nga pala kosovare, por vazhdohet me të tilla ide, pa zgjidhur problemet politike me pretendimin që tashmë e kemi ndarë ekonominë nga politika dhe kjo është me qëllim që këto projekte të mos kenë ndonjë ndikim në zhvillim të Kosovës por thjesht Kosova të jetë një pranuese pasive e politikave të dikujt tjetër….kemi pra një kryeministër të çuditshëm që mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se Kosova ose një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht, ose e konsideron vetën shtet ose nuk e konsideron vetën shtet, nuk mund ta pauzash shtetin, nuk mund ta pauzash ekzistencën e shtetit, kështu që është një besim naiv i këtij kryeministri që mund ta ndaj ekonominë nga politika dhe pastaj çështjet politike zgjidhen me autizim“, shtoi Zogiani.

Back to top button