Thaçi: Kosova dhe Turqia do ta forcojnë edhe më tej partneritetin strategjik

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të cilin Thaçi sot e ka falënderuar për mikpritjen.

Thaçi përmes një postimi në twitter është shprehur se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe do ta forcojnë edhe më shumë partneritetin strategjik

“Faleminderit Presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale.”, ka shkruar presidenti Thaçi në twitter./21Media

 

Back to top button