VV i shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë të komunave

 
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në njoftimin e VV-së kanë thënë se për të kandiduar si kryetar të komunave mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit deri me datën 3 korrik, në ora 17:00.
“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më demokratik e më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit’, ka shkruar VV-ja në njoftmin e bërë për media.
VV ka shkruar se referendumi i 14 shkurtit do të kompletohet më 17 tetor, kurse ndryshimi i gjithmbarshëm do të jetë edhe më i shpejtë edhe më i thellë pas 17 tetorit./21Media 
 

Back to top button