VV-ja bën thirrje të mos festohet në sheshe
Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë për të festuar për shkak të masave anti-Covid gjithashtu edhe për shkak të temperaturave të ulëta.
Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme.
Ndërsa, zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu u shpreh se nuk do t’i komentojnë rezultatet e exit polleve.
Në bazë të Exit Polleve të publikuara në media del se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje. Kutojmë se vendvotimet u mbyllën në ora 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së pejsëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë mbi 46%./21Media