Policia tregon si shkoi procesi zgjedhor

 

Policia e Kosovës (PK), ka vlerësuar se procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë dhe pa probleme serioze.

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar tri (3) raste që ndërlidhen me zgjedhjet, por të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Prej tyre një (1) rast është evidentuar në Lipjan si “Pengim i procesit të votimit”, ku është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa dy (2) rastet tjera, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë, janë evidentuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ku me vendim të prokurorëve./21Media

Back to top button