VV-ja deri më tani pa asnjë fitore e me 8 balotazhe

Vetëvendosja në këto zgjedhje komunale nuk ka sigurar asnjë fitore, megjithatë pritet të shkojë në balotazh në 8 komuna nga rezultatet deritashme nga KQZ-ja.
VV-ja po prinë në kryeqytet ku pritet të shkojë në balotazh me LDK-në, po prinë edhe në Podujevë ku do të shkojë në balotazh prapë me LDK-në.
Ndërsa, në balotazh me LDK-në pritet të shkojë në Viti, Fushë Kosovë dhe në Gjilan.
Në Shtime pritet të shkojë në balotazh me PDK-në, ndërsa në Gjakovë me AAK-në dhe në Kamenicë me PSD-në.
Në zgjedhjet e vitit 2017 VV-ja ka fituar 3 komuna./21Media

Back to top button