”VV-ja dhe zhagitja e procesit”, Kasapolli: Bllokimi i zgjedhjes së kryetarit mund të vonojë krijimin e institucioneve

(Lajm i përditësuar)
”VV-ja dhe zhagitja e procesit”, Kasapolli: Bllokimi i zgjedhjes së kryetarit mund të vonojë krijimin e institucioneve
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 tha se nëse VV-ja nuk arrin të gjejë një partner të qëndrueshëm për koalicion, ajo mund ta bllokojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke krijuar një boshllëk institucional që do të vononte procesin politik për muaj të tërë.
”Besojë që VV-ja me 48 deputetë nëse nuk o në gjendje ta gjej një partnerë koalicioni të qëndrueshëm për kirjimin e institucioneve ajo do ta bllokojë në kuvend për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që praktikisht është një boshllëk institucional i cili pastaj do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për mendim dhe pasataj do të vonohet procesi për mauj të tërë. Ajo se çka po shohim sot është kreativiteti i VV-së dhe subjekteve tjera politike për zhagitjen e këtij procesi”. tha Kasapolli.
Kasapolli: Kërkesa e LDK-së për postin e kryeministrit po i bllokon partitë opozitare
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 e quajti të papranueshme situatën ku, edhe pas dy muajsh, ende nuk është formuar qeveria.
Ai theksoi se vonesat po i konvenojnë të gjitha partitë politike, duke i dhënë mundësi për të përfituar nga kjo gjendje.
Kasapolli gjithashtu kritikoi partitë opozitare për mungesën e një platforme të përbashkët dhe theksoi se kërkesa e LDK-së për postin e kryeministrit po i bllokon partitë opozitare.
”Kjo zhagitje është e pa falshme. Një proces zgjedhor që ende pas dy muajve nuk ka përfunduar ende po ju konvenon të gjitha partive politike. VV do të duhej ta bëjë hapin e parë në kërkim të aleancave. Partitë opozitare nuk po e luajn rolin që ju takon. Fatkeqësisht kemi hyrë në pazare politike duke kërkuar poste për të cilat është herët për të diskutuar. Partitë opozitare do të duhej të uleshin dhe të diskutojnë për platformën e përbashkët. Ajo çka po shohim te LDK-ja është se me kërkesen për postin e kryeministrit po i bllokon partitë opozitare. Lumiri pom duket si ata fëmijët që thonë topi është i imi dhe nëse më bëni kapiten do ua jap topin”, tha Kasapolli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?