Kaloni te përmbajtja kryesore

VV-ja dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme

 

Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë në listën e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ-ja nuk certifikoi listën e VV-së pasi sipas aktgjykimit të Kushtetueses, disa kandidatë kishin probleme me ligjin.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa mori vendim që të mbeten jashtë listave zgjedhore të dënuarit me aktgjykim përfundimtar në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë të Vetëvendosjes: Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Deni-Murtezit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button