Ky muaj me numrin më të madh të rasteve, apelohet për kujdes

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka thënë se këtë muaj është raportuar numri më i madh i rasteve pozitive dhe të vdekjeve.

Sipas IKSHPK-së numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK përsëriti thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tone”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Në 24-orët e fundit nga Covid-19 kanë humbur jetën tetë persona, kurse janë konfirmuar 301 raste të reja, ndërsa janë shëruar 181 persona./21Media 

Back to top button