VV-ja kërkon arsyetimin për faljen e dënimit të Luz Allakajt nga presidenti

 

Sot, deputetët e LVV-së, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit.

Sot, deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, August 17, 2020

Para disa javësh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar të drejtën e faljes të të dënuarve për t’ia zbutur dënimin edhe vrasësit të një fëmije 13-vjeçar.

Luz Allakaj, gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar për vrasjen e dy personave, të miturin Pal Hili e xhaxhain e tij 47-vjeçar Hil Hili. Gjykata e ka dënuar me 15 vjet burg, nga to 3 vjet e gjysmë ia ka falur presidenti Thaçi para dy javësh.

Back to top button