VV: Kemi pranuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Në letrën e publikuar nga LVV thuhet se Partia Social-demokrate e Austrisë ka pohuar se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka pasur program ambicioz përkundër rrethanave sfiduese.

“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në katër vitet e kaluara, Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet mes tjerash në letër.

Ndërkaq zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

Back to top button