VV-LDK sot pritet t’i thonë “PO” njëra-tjetrës

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje

Sot pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt të shtunën ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re./21Media

 

Back to top button