VV: Mijëra aktivistë të LDK-së kanë bërë shumë punë për demokraci dhe liri

Vetëvendosje uron LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës në 30 vjetorin e themelimit.

Nëpërmejet një shkrimi në Facebook, Vetëvendosje shkruan se mijëra aktivistë të devotshëm të LDK-së kanë bërë shumë punë e përpjekje për demokraci dhe liri.

Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit”, shkruan Vetëvendosje.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në këtë përvjetor porositi Vetëvendosjen që të lexojë qartë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të balancuar për qeverisje./21Media

Back to top button