Vetëvendosje mirëpret nisjen e hetimeve për votimin me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur nisjen e hetimeve nga prokuroria për procesin e votimit me postë. Zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, tha për RTV21 se presin që sa më parë të merren masat e parashikuara me ligj.
“E mirëpresim fillimin e hetimeve. Edhe po ashtu presim që sa më parë të merren masat e parashikuara me ligj meqenëse kemi të bëjmë me një rast shumë domethënës dhe që prek tē gjithë sistemin tonë të institucioneve marrë parasysh që lidhet me të drejtën e votës dhe reperkursionet që ajo ka në konstituimin dhe përbërjen e tyre por mbi të gjitha lidhet me vullnetin popullor që është burimin i legjitimitetit në Republikën tonë”, tha për RTV21 zëdhënës i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka./21Media