VV numëron tetë arsyet pse duhet të ndalohet Kontrata “ContourGlobal”

Sipas VV-së, ky projekt është i dëmshëm për Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetet sociale Kontratën “ContourGlobal” e ka cilësuar zhvatje spektakolare e publikut me duart e qeverisë.

VV ka numëruar tetë arsyet, të cilat e dëshmojnë se ky projekt është  i dëmshëm për Kosovën dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

Sipas VV-së, projekti siç është paraparë me skenarin e “ContourGlobal” dhe Qeverisë së Kosovës hynë në listën e gjatë të projekteve të dëmshme, të stërshtrenjta, jotransparente dhe me kosto shumë të lartë për ekonominë në Kosovë, siç kanë qenë privatizimi abuziv i distribucionit (KEDS-i), autostradat miliardëshe të Bechtel-Enkas, koncesionimit monopolistik të aeroportit (Limak-Çalik).

Në mesin e këtyre tetë aryseve hynë edhe rritja e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë, çrregullimi i tregut të energjisë elektrike në vend sipas tyre në kundërshtim me të gjitha praktikat europiane.

Në postimin e VV-së është bërë e ditur se asnjë bllok i ngjashëm në rajon e më gjerë nuk është dekomisionuar por, të gjithë janë rindërtuar apo riparuar./21Media 

Back to top button