Andin Hoti propozon uljen e koeficientit të pagave të deputetëve
Është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Deputeti nga radhët e PDK-së, Andin Hoti kërkoi sot në seancën e Kuvendit që të ulet koeficienti i pagave të deputetëve nga 8 në 7.
Ai ftoi gjithë deputetët ta mbështesin propozimin e tij për këtë ulje të koeficientit.
Para disa ditësh edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që t’i zbresë, koeficienti i pagës së kryetarit të Kuvendit nga 11 në 9. Sipas Veselit, kjo kërkesë e tij është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.
Kurse, në kërkim të rritjes së koeficinetit të pagave, shërbyesit civilë, punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit e shkollave fillore, të mesme dhe profesorët e universiteteve vazhdojnë ende të jenë në grevë nga fillimi i janarit.
Në seancën e nesërme përveç votimit të buxhetit për vitin 2019, pritet të votohet edhe projektligji për paga./21Media