VV prin në Prishtinë para LDK-AKR-Alternativa

Lëvizja Vetëvendosje po e dëshmon se Prishtina është bastion i tyre

Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.39 për qind e votave, para Koalicionit LDK-AKR-Alternativa me 34.03 për qind dhe Koalicionit PDK-AAK-Nisma me 20.05 për qind, nga 69.83 për qind të votave të numëruara deri më tash. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 3.126.

Prishtina ka 185.431 votues të regjistruar dhe ka 232 vendvotime. Përqindja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka qenë 48.07 për qind./21Media

Back to top button